Pas takimve të realizuaa me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku, i cili shoqërohej nga ish kryetarja, Vjosa Osmani, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thën se numri prej 80 deoutetëve është vështirë i arritshëm. E pa e pas këtë numër të deputetëve në seancë, zgjedhja nuk mund të bëhet. “Ne besojmë që fryma dhe germa e Kushtetutës është për president që është shprehje e unitetit të popullit dhe që, në këtë kuptim, duhet të jetë konsensual sepse jemi të interesuar që, gjithashtu, ta kemi numrin maksimal të mundshëm të deputetëve që do të qëndrojnë në sallë, sepse ju e keni parasysh… ne mund të zgjedhim ndonjë emër të përveçëm, e kishim së fundmi Glauk Konjufcën, më pastaj edhe doktoreshën Feride Rushiti, por numri 80 që është minimumi është vështirë i arritshëm, prandaj përqendrimi ynë nuk ka qenë tash për emrat e përveçëm për president, por për koncept të përparimeve” ka thënë mes tjerash lideri i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
