Kryeministri, Albin Kurti njofton se do të rritet numri i inspektorëve të tregut nga 15 sa janë aktualisht në 42 inspektorë

Albin Kurti: Përjashtimi i Kosovës nga stërvitja “Mbrojtësi i Evropës 2023” është veprim i padrejtë

Në një intervistë për “Bloomberg”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përjashtimin e Kosovës nga stërvitja “Mbrojtësi i Evropës 2023”, e ka quajtur veprim të  padrejtë.  Kurti u shpreh se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt shtendosjes  të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë serbe të cilën e quan, fashiste, Tensionet në veri filluan pas vendimit të qeverisë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore. Për shkak se Kurti nuk iu bind kërkesave ndërkombëtare për të tërhequr policinë nga zyrat komunale, në mënyrë që të uleshin tensionet, Amerika për fillim mori masën për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja, “Mbrojtësi i Evropës 2023”. Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës, derisa bashkë me BE-së kanë paralajmëruar  edhe masa të tjera, më të ashpra.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …