Albin Kurti, priti në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angjelo Mikele Ristuça

Albin Kurti, priti në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angjelo Mikele Ristuça

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angjelo Mikele Ristuça. Së bashku me urimin për detyrën e re dhe mirëseardhjen në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi Gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë. Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes. Gjenerali italian mori komandën e KFOR-it më 10 tetor. Ai është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …