Albin Kurti

Albin Kurti: Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë garanci për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe

Kryeministri, Albin Kurti, duke folur lidhur me  kërkesën për themelimin e Asociacionit, ka thënë se Qeveria e Kosovës s’ka dhënë asnjë garanci për këtë çështje. Nuk ka garancinë të tilla. Për ne është shumë e qartë se asociacioni i komunave u bë asociacioni i barrikadave. Ky është asociacion i barrikadave. Pra ata të cilët e bënë Asociacionin e barrikadave, po kërkojnë asociacion të komunave. Me fjalë të tjera ata i duan komunat si barrikada dhe dëshirojnë të bëjnë bashkë. Ai më tej ka thënë se me këtë kërkesë Serbia nuk distancohet nga e kaluara, pra Millosheviqi. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, dëshirojnë t’i bëjnë dhjetë komuna bashkë në një asociacion. Me këtë mendësi që nuk distancohet as nga e kaluara, nuk mund të bëhet fjalë për garanci të tilla. Ne jemi për të drejtat e serbëve në Kosovë, jemi për të krijuar mundësi për gjithë ata, tha Kurti në një intervistë për kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …