leoni

Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Albin Kurti: së shpejti do të miratohet Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme përmes së cilit mërgata do të ketë shumë të lehtë votimin

Kryeministri, Albin   Kurti,  njoftoi se së shpejti do të jetë gati për miratim në Qeveri Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme përmes së cilit mërgata do të ketë shumë të lehtë votimin. Sot para kabinetit qeveritar tha se me këtë draftligj i jepet fund padrejtësisë së gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi dhe me këtë do të përmbushim edhe një zotim ndaj mërgatës. Ai parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit politik dhe ambasadat e konsullatat gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit”, tha kryeministri, Kurti. Sipas tij, votuesit nga mërgata në të kaluarën janë përballur me dy sfida: së pari regjistrimi i tyre ka përfshirë procedura të komplikuar dhe burokraci dhe së dyti afatet e dërgimit të votës me postë ka qenë të shkurta, krahas çmimeve financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të …