Brickos

Reuters: Serbia, shteti i vetëm në Evropë që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës, po e furnizon me armë Kievin

Serbia, shteti i vetëm në Evropë që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës, është pajtuar që të furnizojë me armë Kievin dhe tashmë ka dërguar armë atje, thuhet në dokumentet e klasifikuara të Pentagonit, ka raportuar Reuters. Dokumenti, që është një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe “ndihma vdekjeprurëse” ose armë, ishte në mesin e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara që janë publikuar në internet javëve të fundit, në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e sekreteve amerikane në vite. Në dokument po ashtu u tha se Serbia ka vullnet politik dhe aftësi ushtarake për t’i dërguar armë Ukrainës në të ardhmen. Ndërkohë, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se Serbia nuk i ka shitur, as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, e as shteteve që e rrethojnë atë konflikt. Qëllimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë shtetin tonë dhe ta tërheqë atë në një konflikt, në të cilin ne nuk do të marrim pjesë. Ne vazhdimisht qëndrojmë në politikën që kemi vendosur, tha Vuçeviq, sipas një njoftimi të Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …