Ministri i Jashtëm i Tajvanit Josef Vu dënoi veprimet e Pekinit dhe paralajmëroi se Kina po përgatitet për një luftë kundër Tajvanit

Pasi Kina zhvilloi  stërvitje ushtarake rreth ishullit, Ministri i Jashtëm i Tajvanit Josef Vu dënoi veprimet e Pekinit dhe paralajmëroi se Kina po përpiqet të përgatitet për të nisur një luftë kundër Tajvanit. Udhëheqësit kinezë do të mendojnë dy herë përpara se të vendosin të përdorin forcën kundër Tajvanit. Dhe pavarësisht nëse është 2025 apo 2027 apo edhe më tej, Tajvani thjesht duhet të përgatitet”, tha ai. Kina kreu stërvitje të ngjashme ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit gushtin e kaluar, pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi kishte vizituar  ishullin. Këto stërvitje përfshinin lëshimet e raketave kineze mbi ishull, diçka që nuk është parë deri më tani në stërvitjet aktuale. Tajvani dhe Kina janë qeverisur veçmas që nga përfundimi i një lufte civile më shumë se shtatë dekada më parë, në të cilën nacionalistët u larguan në Taipei. Tajvani kaloi nga sundimi autoritar në një demokraci në vitet 1990 dhe tani renditet një nga juridiksionet më të lira në Azi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …