Albin Kurti: Serbia po merr fonde nga Bashkimi Evropian dhe po militarizohet nga Rusia dhe Kina

Albin Kurti: Serbia po merr fonde nga Bashkimi Evropian dhe po militarizohet nga Rusia dhe Kina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se po merr fonde nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që po militarizohet nga Rusia dhe Kina. Në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kreu qeveritar tha se vendimi për reciprocitet për targa është një dakordësi e vjetër. “Nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim, por një dakordësi të vjetër. Serbia kësaj iu përgjigj me manovra ushtarake. Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok, pas kërcënimeve serbe. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë kur Serbia merr fonde nga BE, por nuk demokratizohet dhe militarizohet nga Rusia dhe Kina”, tha ai. Kurti tha se në takim me Ursula von der Leyen biseduan për projektet për planet ekonomike, ku janë identifikuar 100 projekte, të cilat krijojnë një bazë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …