leoni

Albin Kurti shmang përgjigjen për respektimin e vendimit të Kushtetueses, bllokada në Kuvend mbetet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk dha një qëndrim të qartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zhbllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës. I pyetur nga gazetarët, Kurti u kufizua të thotë se “duhet të pritet aktgjykimi i plotë”, duke nënvizuar se vendimi i 8 gushtit është vetëm njoftim, ndërsa vendimi paraprak daton nga 26 qershori. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur bllokada institucionale po pengon funksionimin normal të Kuvendit dhe zbatimin e vendimeve të institucioneve më të larta të drejtësisë në vend. Kurtit ia kërkuan qëndrimin pas ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë, e mbajtur në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Billbord në Tiranë: “Liri për çlirimtarët” – përkujtohen Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi

Në Tiranë është shfaqur një billbord madhështor me mbishkrimin “Liri për çlirimtarët”, shoqëruar me fotografitë …