Albin Kurti: Shtetasit e Bosnje-Hercegovinës nga 1 janari 2025 mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria mbrëmë ka marr vendim me të cilin shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës së Kosovës. Në nëntor janë bërë dy vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në Berlin, si pjesë e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit. Vendi ynë ishte i pari që e kishte ratifikuar këtë marrëveshje në parlament. Sipas Kurtit bllokada nga entiteti i Republikës Srpska i ka privuar për shumë gjatë qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës të drejtën e lëvizjes së lirë me letërnjoftime, në kohën kur sipas Kurtit i gjithë rajoni udhëton lirshëm drejt Bashkimit Evropian, ka shkruar kryeministri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …