Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Albin Kurti: Synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh, janë të gabuara dhe me pasoja të dëmshme

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh, janë të gabuara dhe mund të kenë pasoja të dëmshme. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti, ka sqaruar se partia e të cilit angazhohet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, thotë se është kundër idesë që për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë, të falet veriu i Kosovës. Korrigjimi i kufijve bëhet për arsye minore që maten prej dhjetëra apo qindra hektarësh maksimalisht, por kurrsesi me një krahinë të tërë siç është ajo e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Korrigjimi i kufijve bie tek regjistri i demarkacionit dhe këtë të enjte bëhen saktësisht gjashtë muaj prej se presidenti Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me homologun e tij malazez Vujanoviç për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi. Për bindjen time, ajo çfarë po ndodh më shumë ka të bëjë me tendencën e tij që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme që e ka imponuar vetë se sa që Kosova të jetë më afër shtetndërtimit apo integrimeve evropiane.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nexhmi Lajçi: Populli Shqiptarë kaloi nëpër shumë pranvera të përgjakshme për të ardhur deri të kjo pranverë ku ne sot në liri

Populli Shqiptarë kaloi nëpër shumë pranvera të përgjakshme për të ardhur deri të kjo pranverë …