leoni

Albin Kurti takohet me Bedri Hamzën në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë dhe deputeti i zgjedhur, Albin Kurti, është parë sot duke hyrë në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës, ku ka zhvilluar një takim të papublikuar më parë me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza, njëherësh kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e fundit. Sipas burimeve të PDK-së, Kurti ka kërkuar takim me Hamzën për të diskutuar çështje komunale që lidhen me Mitrovicën, përfshirë edhe temën e ndjeshme të kufijve administrativë mes pjesës veriore dhe asaj jugore të qytetit. Megjithatë, nga PDK theksohet se ky veprim i Kurtit është më shumë për konsum mediatik sesa për ndonjë proces real institucional, duke pasur parasysh se Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar dhe pa ligj, nuk mund të ketë riorganizim territorial. “Qeveria nuk ka kompetenca të veprojë në mungesë të Kuvendit. Gjithçka po bëhet për propagandë nga Albin Kurti, për të krijuar përshtypjen se po merret me çështje madhore si bashkimi i Mitrovicës”, deklaroi një zyrtare e lartë e PDK-së. Burimi shton se Bedri Hamza e pranoi takimin në cilësinë e kryetarit të komunës dhe jo si negociator politik i PDK-së, për të shmangur keqinterpretimet apo akuzat publike për sabotim të bashkimit të qytetit. Për momentin, asnjëra palë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare rreth përmbajtjes apo rezultateve të takimit. Kurti, i shoqëruar nga një numër i madh i forcave të sigurisë, nuk u prononcua para gazetarëve dhe u largua shpejt nga ndërtesa komunale. Ky zhvillim ndodh në një kohë të ndjeshme politike, kur vendi ndodhet në bllokadë institucionale pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Besian Mustafa: Zgjidhja e vetme është një Qeveri Uniteti me agjendë të përbashkët”

Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, …