Ahmet Qeriqi: Vetëvendosja nuk ka, ose nuk beson se ka politikan që mund ta zëvendësojë, Albin Kurtin

Albin Kurti thotë se Hashim Thaçi nuk ka as kredibilitet dhe as legjitimitet por as platformë për dialoguar me Serbinë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kryetari i shtetit Hashim Thaçi, nuk ka as kredibilitet dhe as legjitimitet për dialog me Serbinë. “Dikur tradhtar, sot veçse kolaboracionist “… u ndjeva më i miri, hodha shtat, u zbukurova, thuajse doja fyerje.” – Albert Camus, te novela “Renegati ose një mendjeprishur” Gjashtë vjet të dialogut të Thaçit me Serbinë: nuk u shpërbënë strukturat paralele të Serbisë, nuk u kthyen të pagjeturit, nuk u kërkua reciprociteti i të drejtave, nuk u përmend diskriminimi në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nuk u fol për reparacionet e luftës dhe të okupimit, nuk u shtrua sukcesioni nga shpërbërja e Jugosllavisë etj.etj. Në anën tjetër, si pasojë e dialogut 2011-2017: na u shtua fusnota e na u hoq Republika nga emërtimi, u vunë themelet e ‘Zajednicës’, u amnistuan kriminelët serbë në veri dhe u ndanë etnikisht gjyqësori e policia atje, nuk ka liri të lëvizjes në urën mbi Ibër kurse në veri lëvizin vetura pa targa, u krijua Lista Serbe, u sabotua interkoneksioni energjetik me Shqipërinë, nuk na i kthyen librat kadastralë, na e bllokuan anëtarësimin në UNESCO dhe INTERPOL, i shtuan arrestimet ndaj zyrtarëve tanë shtetërorë etj.etj. Debakël, gjithsesi. Thaçi nuk ka as kredibilitet dhe as legjitimitet për dialog me Serbinë. Prandaj, nuk është e rastësishme që ai nuk ka as mandat e as platformë. Veçse tradhtinë (ndaj shqiptarëve) e ka bërë moti Thaçi. Sot ai është veçse një kolaboracionist (i Serbisë). Sepse, gjithmonë Beogradi ka dëshiruar që Prishtina ta kërkojë shkëmbimin territorial: asisoj ne heqim dorë nga veriu ndërkohë që ajo s’e jep Preshevën, Medvegjën e Bujanocin”, ka shkurar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …