Brickos

Albin Kurti

Albin Kurti u mëson qytetarëve të Kosovës se energjia elektrike nuk është ushqim që mund të konservohet nëpër frigoriferë

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” i gjithë-dituri, Albin Kurti, ka treguar se është kritikuar pse nuk ka blerë  energji elektrike më herët. Duke u përgjigjur në këtë akuzë,  kryeqeveritari, Kurti ka arsyetuar se kjo nuk ka qenë e mundur sepse s’mund të blesh energji elektrike dhe ta konzervosh nëpër frigoriferë, pasi sipas tij nuk ka asnjë vend në rajon që është vend eksportues të gjithë janë duke importuar. Ne jemi goditur rëndë sepse jemi vend më i varfër se të tjerët sepse shtatë herë më shumë shpenzon më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë. Kriza energjetike nuk është vetëm në Kosovë është në gjithë Evropën por neve na ka goditur si një popullsi e varfër që jemi por ne po përpiqemi që përmes subvencionimit të konsumit në njërën anë dhe rregullimit të bllokut B2 ta zbusim sado pak këtë situatë. Kjo situatë nuk do të mund të përfundojë shpejt meqë këto ditë ngarkesa bazë është 900 megavat ndërkaq shpenzimi maksimal arrin në 1.4 gigavat ndërkaq i gjithë kapaciteti prodhues sikur të punonte edhe blloku B2 nuk do të mund të kalonte 900 megavat prodhim”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …