Albion Faruk Gashi: Zbatimi i standardeve te dyfishta nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka të ndalur

Albion Faruk Gashi: Zbatimi i standardeve te dyfishta nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka të ndalur

(Leter e hapur Kryetarit te Keshillit Gjyqesor te Kosoves z. Skender Qoqaj)

I nderuari zoteri Qoqaj, me ane te kesaj letre te hapur publike dua te shprehi pakenaqesine time lidhur me zbatimin e standarteve te dyfishta nga institucioni qe ju drejtoni, kur eshte ne pyetje respektimi i drejtesise ne raport me qytetaret e Kosoves dhe njekohesisht dua te adresoj çeshtjen e babait tim qe ndodhet ne vuajtje te denimit ne burgun e Dubraves.

Babai im, Fahredin Gashi, u arrestua me 13 korrik 2010 me kerkese te prokurorit te Eulexit, Mauricio Salustro, tash ndihmes prokuror per krime lufte i prokurorit te Republikes se Serbise me ndihmen e agjentit te UDB-se e tani te BIA-se i njohur nga opininoi publik per agjenturat e tij me nofken “Veza” i quajtur, Nazim Bllaca ku se bashku konstruktuan nje aktakuze te pa bazuar me asnje prove fajesuese e me dhjetera prova shfajesuese ku ne nentor te vitit 2011 nga nje trup gjykues i kompromentuar i Eulexit, shpallen fajtor babain tim, ku denimi perfundimtar nga shkalla e dyte u caktua 14 vite burg.

Theksoj se babai im ishte ne gjendje te semure, por gjate vuajtjes se denimit gjendja e tij shendetesore si ajo psiqike ashtu edhe organike u perkeqesua deri ne shkalle ekstreme dhe ai tani vuan nga dhjetera smundje organike te renda per te cilat disponon raporte, dokumenta te trajtimeve shendetesore si dhe gjendja psiqike eshte ne gjendje shume te rende. Qe nga fillimi i dhjetorit te vitit 2020 ai u perballe edhe me virusin covid-19 duke u trajtuar ne gjendje tejet te rende ne repartin intensiv te QKUK-se per dite te tera me shendetin ne gjendje shume kritike. Babai im gjate tere qendrimit deri me sot qe 10.5 vite, ne dosjen e tij nuk ka asnje shkelje disiplinore qofte me shkrim apo me goje.

Me 13 nentor 2019 ai mbushi 2 / 3 e denimit ku ligjerisht i takonte lirimi me kusht edhe pse ishte plotesuar teresisht dokumentacioni, paneli juaj z. Kryetar, pa asnje arsyetim ia mohoi kete te drejte duke refuzuar kerkesen per lirim me kusht per 12 muaj, fatkeqesisht edhe kerkesa e dyte iu refuzua ne fund te vitit 2020 serish pa ndonje arsyetim per 9 muaj, madje ne kohen kur po luftonte per jeten ne kliniken intensive per Covid-19 ne QKUK ne Prishtine. Ketij veprimi vetem drejtesi nuk mund t’i thuhet zoti kryetar sepse u deshmua se institucioni qe drejtoni ju po aplikon standarte te dyfishta, perderisa opinioni publik ka pare qe nje serbi te akuzuar per masakrimin e banoreve te fshatit Krushe te Prizrenit, e per perdhosjen e qindra viktimave, nga denimi prej 22 vite iu zbriten 11 vite.

Poashtu nje serbi tjeter te akuzuar per shfarosjen e nje fshati, eshte denuar me vetem 6 vite burg, kurse Oliver Ivanovici me akuze te dokumentuar per vrasjen e 4 personave dhe dyshimi per dhjetera te tjere, u denua me 8 vite burg nga te cilat i mbajti vetem 4 vite. Ne po degjojme se njerezit cdo dite po e shfrytezojne te drejten e lirimit me kusht, por kur ne po interesohemi si familje nuk po e kuptojme arsyen pse nje e drejte e tille e lirimit me kusht po i mohohet babait tim, megjithese ai tashme i ka plotesuar kushtet ligjore pse kjo e drejte per te nuk po vlene. I nderuari kryetar drejtesia vonon por nuk harron ajo nje dite do te triumfoje dhe nese prindi yne nuk do ta kete shendetin ta mbijetoje. Por ju lutem a thua a do te ju preke ndergjegja sado pak edhe juve qe prindi im te mos e shfrytezoje te drejten e vet per lirim me kusht. Kjo dite njehere do te arrije por atehere do te jete shume vone per ne dhe per ate sepse shendeti i tij tashme i rrenuar teresisht nuk do ta lejoje as ne, as ate ta gezojme drejtesine.

Une jam i vetedijeshem se mbase as kjo leter e imja publike nuk do te mund ta ndryshoje situaten qe e pershkrova perderisa ndaj babait tim zhvillohet nje drejtesi selektive, por ju dhe askush tjeter nuk duhet te mendoje se ne nuk po shohim se si po veprohet. Drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar por megjithate ajo kur te arrije per shume ke mund te jete vone.

Me respekt Albion Gashi, i biri i Fahredin Gashit. Ecc i diplomuar. Prishtine.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …