Albulena Haxhiu: Është i papranueshëm degradimi i Kuvendit të Kosovës nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha sot se është i papranueshëm degradimi i Kuvendit të Kosovës nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Të dy këta, e kanë shndërruar Kuvendin në një institucion të pavlefshëm, që caktojnë e vijnë në seanca kur i mbetet kohë për shkak të agjendave të “ngjeshura”. Kuvendi ende nuk i ka përfunduar seancat e 16 prillit, ndërsa sot jemi në fund të muajit maj. Pikat që presin të shqyrtohen janë afër 50 ndërsa seanca e nesërme është vendosur me anë të njoftimit me email, pa mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe kjo është e paprecedent. Si Qeveri e pakicës, që po i shërben vetëm vetes, ka humbur legjitimitetin dhe si e tillë duhet të dorëhiqet sa më parë, ka thënë deputetja Albulenë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Izmi Zeka: Votimi i Osmanit do të ishte gabim strategjik

Publicisti Izmi Zeka ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që Partia Demokratike e Kosovës ta votojë …