Pal Lekaj: N

Pal Lekaj: Ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë, nuk ka prekur zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ripërsëritur se ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë, nuk ka prekur zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit. Sipas tij, është për të ardhur keq që një institucion fetar del kundër një rruge në shërbim të qytetarëve. Ai thotë se reagimi i Manastirit të Deçanit, kundër rrugës Deçan – Plavë, duhet të studiohet mirë. “Është bërë më tepër politikë. Nuk janë ndalë punimet. Na është dukur se nga një lajmërim i dikujt nga manastiri se kompania ka hyrë në zonën e mbrojtur. Kompania pas rrëshqitjeve është dashur të hyjë që të sanojë problemet. Është për të ardhur keq që një institucion fetar që rrugën ekzistuese të del kundër diçka që është në shërbim të besimtarëve, qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe turizmit. Duhet të studiohet mirë. Jemi të interesuar pa e cenuar asnjë institucion të vazhdojmë punën. Jam i bindur që Manastiri i Deçanit do të vendosë pro asaj rruge. Është në shërbim të manastirit. Institucionet fetare duhet të jenë prijëse të së mirës. Manastiri duhet ta vlerësojë sjelljen e qytetarëve të Deçanit. Historikisht e kanë mbrojtur atë kishë dhe mendoj se ai manastir duhet të hapet dhe duhet që të lejohet të ndërtohet rruga. I bëj ftesë të gjithë ambasadorëve dhe gjithë atyre që kanë menduar se po prishet ambienti i Kishës të dalim në praktikë dhe të shohim se nuk preket asgjë, por që po kryhet gjithçka në rregull sipas kontratës”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …