Albulena Haxhiu: Është i papranueshëm degradimi i Kuvendit të Kosovës nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha sot se është i papranueshëm degradimi i Kuvendit të Kosovës nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Të dy këta, e kanë shndërruar Kuvendin në një institucion të pavlefshëm, që caktojnë e vijnë në seanca kur i mbetet kohë për shkak të agjendave të “ngjeshura”. Kuvendi ende nuk i ka përfunduar seancat e 16 prillit, ndërsa sot jemi në fund të muajit maj. Pikat që presin të shqyrtohen janë afër 50 ndërsa seanca e nesërme është vendosur me anë të njoftimit me email, pa mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe kjo është e paprecedent. Si Qeveri e pakicës, që po i shërben vetëm vetes, ka humbur legjitimitetin dhe si e tillë duhet të dorëhiqet sa më parë, ka thënë deputetja Albulenë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …