Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas propozimit të bërë nga shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca. Në seancën konstituive të Kuvendit, kandidatura e Haxhiut mori mbështetjen e shumicës së deputetëve. Nga votimi i përgjithshëm, 66 deputetë votuan pro, 44 votuan kundër, ndërsa 8 deputetë abstenuan, duke i siguruar asaj numrat e nevojshëm për të marrë drejtimin e institucionit më të lartë legjislativ në vend. Me këtë votim, Albulena Haxhiu merr zyrtarisht detyrën e Kryetares së Kuvendit, duke pasuar udhëheqjen e legjislaturës së re dhe duke marrë përgjegjësinë për drejtimin e punimeve parlamentare, koordinimin mes grupeve politike dhe garantimin e funksionimit demokratik të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …