leoni

Haxhiu sulmon rëndë kryetarin Thaçi me cilësimet ‘kriminel’ e ‘tradhtar’

Albulenë Haxhiu: Marrëveshje me Malin e Zi do të zhbëhet, pasi Kosova nuk ka territor për të falur

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka shkruar se kjo marrëveshje me Malin e Zi do të zhbëhet, Kosova nuk ka territor për të falur. Deputetja e Vetëvendosjes këtë raport e ka quajtur të porositur. “Të anashkalosh ekspertët vendas dhe të angazhosh ca diplomatë për vlerësimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kjo ndodh vetëm tek ne! Të copëtojnë gjithandej dhe pastaj të thonë “është e ligjshme”! Nëse Malit të Zi i janë falë mbi 8.000 hektarë, merreni me mend çfarë do të na bëjnë me demarkacionin me Serbinë, nëse i tolerojmë!! Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të zhbëhet sepse ne NUK kemi territore për të falur! Rezultatet e porositura nuk na zmbrapsin!”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …