Albulena Haxhiu

Albulenë Haxhiu: Raportimet për punësim të familjarëve dhe militantëve në KEK kanë qëllim dëmtimin e Vetëvendosje

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi sot se ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK. Duke folur për këto fakte, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu  thotë se raportimet për punësim të familjarëve dhe militantëve të Vetëvendosjes në KEK kanë qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. “Pa dyshim që ne me shqetësim i kemi parë deklaratat në raport me këtë çështje. Unë nuk kam pasur as mundësinë e as kohën që të shoh në qoftë se të njëjtat qëndrojnë apo jo megjithatë duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme kundrejt qeverisë tonë, kundrejt në veçanti Lëvizjes Vetëvendosje edhe mund të pritet që janë akuza të pabaza, të padrejta”, tha Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …