Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas raportimeve se në KEK janë punësuar familjarë të anëtarëve të Vetëvendosjes

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas raportimeve se në KEK janë zënë me punë familjarë të anëtarëve të Vetëvendosjes. Abdixhiku punësimet në këtë korporatë i ka quajtur si model i pushtetit në vend dhe ka paralajmëruar kallëzim penal. “Plot 4668 qytetarë tanë kanë aplikuar për 128 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës – pra në KEK. Ky aplikim i tyre nuk kishte fare rëndësi, sepse vendet e punës ishin të para ndara për 40 familjarë e 80 militantë partiakë të partisë në pushtet. Ky është modeli i pushtetit në vend. Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim; dhe atë hapur e pa brengë. Ata që e arsyetojnë kapjen, që normalizojnë zëvendësimin e një kapësi me tjetrin, le t’iu flasin sot të katër mijë aplikantëve që janë refuzuar sepse s’kishin parti. Le t’i bindin tani – ata e familjet e tyre – se dëshpërimi e ikja nga ky vend nuk është alternative”, ka shkruar Abdixhiku.  “Sot, kemi ftuar Prokurorinë të nisë hetimet mbi këtë proces skandaloz e korruptiv. Nesër do të dorëzojmë dhe kallëzim penal në Prokurori, ka thënë Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …