Departamenti i Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK. “Pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës me 4 prill 2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Prokurorisë. Ditëve të fundi, është raportuar për punësimin e qindra personave, të afërt me Lëvizjen Vetëvendosjen, e cila tani është në qeveri, përmes një konkursi të hapur për punësim nga Korporata Energjetike e Kosovës. Deri tani janë evidentuar qindra të punësuar në KEK, që kanë lidhje të ngushta me pjesëtarë të Vetëvendosjes, e të cilët mbajnë pozita kyçe në parti ose në institucione.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për agresionin e Serbisë në Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për agresionin e Serbisë në Banjskë, më 24 shtator të …