AKR

Aleanca Kosova e Re ende nuk ka vendosur nëse do ta votojnë apo jo qeverinë e Albin Kurtit

Kryesia e Kuvendit vendosi sot që seanca me të vetmen pikë të rendit të ditës zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbahet të hënën e 3 shkurtit. Mandatari për formimin e qeverisë, Albin Kurti, do t’i paraqesë për votim deputetëve kabinetin e ri qeverisës. Nga AKR thonë se nuk kanë marrë një vendim nëse do ta votojnë apo jo qeverinë e Kurtit. Deputetja e kësaj partie, Mirlinda Sopi, tha se ajo që është dëshmuar është fakti që nuk ka marrëveshje për parime mes dy partive që synojnë të qeverisin VV-së dhe LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hamza: Rambujeja ishte momenti kur Kosova zgjodhi anën e drejtë të historisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar sot 27-vjetorin e fillimit të …