Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të ftohet në interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka bërë të ditur se kjo parti ka kërkuar që të ftohet në interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati. Me këtë rast, ai ka kërkuar që të rishikohet buxheti i Republikës së Kosovës dhe  të bëhet rritja e pagave në sektorin publik. Ndërhyrja e qeverisë në strukturën e të hyrave dhe të shpenzimeve buxhetore ka qenë shumë e dëmshme në rrjedhat e zhvillimit në vend duke i ngritur normat e tatimit në njërën anë, e në anën tjetër duke i bllokuar investimet kapitale. Vetëm për dy vjet qeverisje janë bllokuar rreth 500 milionë euro të investimeve kapitale, me çka është dëmtuar ekonomia e vendit për rreth 200 milionë euro si pasojë e inflacionit dhe vonesës se investimeve kapitale. Gjendja e rëndë socio – ekonomike në vend, e krijuar nga niveli i lartë i inflacionit, rritja e çmimeve të konsumit, shtrenjtimi i çmimit të energjisë dhe vendimi për rritjen e tatimit në pronë, ka bërë që  qytetarët të përballen me vështirësi të shumta, ka thënë mes tjerash,  shefi i grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …