Ramush Haradinaj prezanton kandidatët e AAK-së që garojnë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga Vjosa Osmani, për zgjedhjet në Veri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mori  merr pjesë në takimin e thirrur nga Vjosa Osmani, për konsultim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore, tha zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili. Qëndrimi i AAK-së vazhdon të mbetet shtyrja e mbajtjes së zgjedhjeve, prandaj s’është e nevojshme pjesëmarrja në takimin e thirrur nga Osmani. Këtë qëndrim e kemi bërë publik tash e sa ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK-së në takim, tha Xhemaili.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …