Aleanca refuzon takimin me Kurtin

Aleanca nuk do të zhvillojë takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i cili njoftoi se partia i ka dërguar Kurtit përgjigjen zyrtare, duke publikuar edhe përmbajtjen e saj.

Gjini tha se letra është bërë publike në funksion të transparencës ndaj qytetarëve, duke theksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet i njëjtë me atë të shpallur më 26 qershor.

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, ka shkruar Gjini.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e letrës, por ka bërë të ditur se Aleanca vazhdon t’u qëndrojë kërkesave dhe qëndrimeve të saj të shprehura më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Rama pritet nga Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në Pallatin Presidencial, në Ankara nga presidenti …