Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: Ky do të jetë viti më i rëndë në historinë moderne të Serbisë, ekonomikisht dhe politikisht

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se  ky do të jetë viti më i rëndë në historinë moderne të Serbisë, ekonomikisht dhe politikisht. Duke folur për politikanët ndërkombëtarë, Vuçiq ka thënë se ata janë të interesuar vetëm për Kosovën e pavarur dhe nuk duan të dëgjojnë ndryshe.  Gjithçka që kam dëgjuar, dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë se ka një pikëvështrim tjetër, gjëja e vetme që janë të interesuar është një Kosovë e pavarur, dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, asgjë tjetër. Kemi një vit vendimtar para nesh, kështu që me siguri ky është një prej viteve më të vështira në historinë tonë moderne në kuptimin ekonomik e politik dhe në  çdo kuptim tjetër. Vuçiq ka njoftuar se të premten do të takojë pesë përfaqësues ndërkombëtarë nga Gjermania, Franca, Italia, SHBA si dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …