Kosova

Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg votohet Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian

Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, me në fokus forcimin e rolit të bllokut nëpër botë por edhe reagimin në raport me rrethanat e reja ndërkombëtare të krijuara, pas agresionit rus në Ukrainë. Teksti ishte miratuar më parë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Për këtë rast, u propozua që në disa fusha, të votohej me shumicë të cilësuar në mënyrë që votimi të ishte më efikas. Ballkani Perëndimor zë një vend kyç në disa pjesë të rezolutës me thirrjet që blloku të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë. Nënvizohet po ashtu rëndësia e heqjes sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës, e përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën. Vëmendje e veçantë i kushtohet sakaq influencës negative të Moskës në rajon dhe qëllimeve të saj për të mbjell përçarje e destabilizim, ndërsa nënvizohet nevoja që ky ndikim të parandalohet. Vërejtje i tërhiqet sidomos Serbisë që të respektojë vlerat europiane dhe të përshtasë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së. Po ashtu, theksohet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Zgjidhja është fare e thjeshtë, fillimisht duhet dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, shpërbërja e Kuvendit

Në një  komunikatë  të LDK-së, lidhur me zgjedhjet e parakohshme thuhet se: pas tre vjet …