Beogradi po e vazhdon fushatën kundër pavarësisë së Kosovës duke kërkuar nga disa vende që të tërheqin njohjen për vendin tonë. Me këtë qëllim e në këtë funksion, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Ganës Shirley Ayorkor Botchway kanë zhvilluar një takim sot në Beograd. Ata janë pajtuar sot që të vazhdojnë dialogun politik dhe që hapja e Ambasadës së Serbisë në Akra do të jetë shtysë e marrëdhënieve bilaterale. Gjatë takimit Vuçiqi e ka njoftuar Botchwayn për qëndrimin e Serbisë ndaj çështjes së Kosovës si dhe për dialogun me Prishtinën. Ai ka shfaqur shpresën se Gana do ta shqyrtojë njohjen e që ia ka bërë pavarësisë së Kosovës.
