ASH: Për mospranimin e Kosovës në ENTSO, përgjegjëse është edhe Bashkimi Demokrarik për Integrim

Lluka: Qeveria nuk do të bëjë më pagesën e faturave të energjisë elektrike për katër komunave në veri të vendit

Qeveria e Kosovës nuk do të ndajë më mjete nga buxheti i shtetit për pagesën e faturave të energjisë elektrike për qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Banorët e katër komunave në veri të Kosovës që nga viti 1999, pas përfundimit të luftës nuk kanë paguar faturat e shpenzuara të energjisë elektrike. Këto borxhe, që në vit sipas shënimeve zyrtare arrijnë vlerën e rreth 8 milionë euro, deri në fund të vitit të kaluar u janë faturuar qytetarëve nga viset tejra të Kosovës. Ndërkohë, një vendim i Gjykatës së Apelit, i pati dhënë fund praktikës që konsumatorët e pjesëve tjera të Kosovës të paguajnë energjinë për banorët serbë në veri të vendit, të cilët nuk i njohin institucionet e Kosovës dhe për këtë, kompanitë që duhet të mbledhin faturat, nuk kanë qasje në atë pjesë. Por, për rrymën e shpenzuar në veri Qeveria e Kosovës në mars të këtij viti kishte ndarë 1 milion euro, por që tani, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria më nuk do të ndajë mjete. “Qeveria një herë ka ndarë 1 milion euro në muajin mars, por tani ka vendosur të mos ndajë më mjete pasi që është e padrejtë edhe për taksapaguesit e Kosovës dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …