Ministri Gashi priti në takim njoftues shefen e zyrës Politike-Ekonomike në Ambasadën e SHBA-ve

Ministri Gashi priti në takim njoftues shefen e zyrës Politike-Ekonomike në Ambasadën e SHBA-ve

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues Jesicca Long, shefe e zyrës Politike-Ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës, për çështjen e sigurisë në vend dhe për sektorin e gjendjes civile të Kosovës. Ministri Gashi gjatë këtij takimi kërkoi nga znj. Long vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit si dhe e falendëroi atë për përkrahjen që ka dhënë SHBA për projektet në kuadër të MPB-së ndër vite. Ndërsa Long shprehi gatishmërinë e SHBA-së për përkrahjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për shërbimet e gjendjes civile dhe sistemin e unifikuar të gjendjes civile, ku SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm që ky sistem të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …