Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Atdhetari

Kush është Zegeli…

e njihni apo nuk e njihni ?

….mos gënjeni!

 

E keni parë, asket i pavrejtur

as në tokë…, as në qieeell,

po tokën që lëvroi me dhëmbë,

nuk ishte vepër e tij?

.

…e lëvroi aq shumë saqë….

tokë-atdheu ia përpiu edhe kasollën e tij

njëjtë ashtu sikurse të Uncle Tom-it,

…që të dytë e luftonin robërinë – e donin lirinë

…ai ëndërrat i kishte thurrur aty

qetësi tjetër nuk kishte…

…valët e oqeanit goditnin zemrën e tij…

 

Po miqtë ku mbetën…?

Aahhh….po “trajnonin” zagarët për gjah të ri…

…pse po lëndojnë kështu natyrën…?

….prandaj u harruan fjalët e bukura për skilen e lejlekun…

 

Hënën e kafshonte për t’i lënë vend dritës

…ushqeu… shkabën me gjakun e kuqrremtë…

të mos jetonte më e ngujuar në kafaz…

një kokë andej – e një këndej

e deshti Fazliun më shumë se veten…

 

atdheu bashkon nuk ndan… jo, jo…!

 

as në skutat e burgut, as në terrin e ditë-natës

….as penda që akumulon ujin…

 

e gjaku që rridhte ckurrjel…

dhe fjalët e shkruara amanet

se dashuria, dhimbja, malli, pikellimi…

janë një…

 

dy DuaR-ZEMRA të bashkuara të atdhetarit.

(Kjo poezi i kushtohet atdhetarit Zeqir Gërvalla i cili e priti çlirimin e Kosovës pa kulm mbi kry…, i kushtohet atij dhe shumë të tjerëve me të cilët u mburrëm, u arsimuam, u edukuam dhe, ne fund i harruam…)

 

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …