Skënder Sadri KAPITI: Vizioni i reformatores Grida Duma

S. Kapiti: Ata që kundërshtojnë Bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën janë kundër bashkimit kombëtar

Ata të cilët janë kundër bashkimit të Kosovës Lindore  me Kosovën   janë  edhe kundër  Bashkimit Kombëtar pasi Bashkimi kombëtar do të thotë bashkim i të gjitha trojeve shqiptare, ku troje shqiptare janë edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Me  bashkimin  e tyre me  Kosovën  nuk bëhet ndarja e Kosovës por bëhet Bashkimi i Kosovës, pasi Kosova edhe sot pa Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin është e ndarë, prandaj ato duhet t’i bashkohen Kosovës ,trungut prej së cilës shovinizmi serbo-sllav i shkëputi,  gjë të cilën ashtu sikurse edhe shumë ngjarje e histori të tjera po  themi se nuk i dinë, por edhe , edhe  bëjnë sikur nuk i dinë  disa nga ata politikanë, pushtetarë, shtetarë, opinionistë, analistë e media nga Shqipëria të cilët flasin dhe shprehen kundër  këtij bashkimi por që kurrë  shumica e po këtyre për të mos thënë  se të gjithë  ata  as nuk duan  Bashkim Kombëtar.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pa qenë  Lugina e Preshevës  e bashkuar me Kosovën do ta lë Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin përfundimisht jashtë Bashkimit Kombëtar pasi nuk do të jetë më  mundësia për rishikim, korigjim apo ndryshim kufijsh që të bashkohej pastaj Lugina me shtetin  shqiptar të bashkuar.

Në Shqipëri  filloi të flitet  për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën vetëm kur doli në skenë UÇPMB-ja, Ushtria për Çlirimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Shqipëria nuk pati as në këtë rast asnjë strategji dhe asnjë përgatitje për situatën e cila  si kurrë më parë ishte në favor të shqiptarëve me luftën e UÇK-së  qe e ndërkombëtarizoi aq shumë Çështjen Shqiptare, si dhe shqiptarët nuk e shfrytëzuan faktin që   NATO ishte dhe hyri në luftë me Serbinë për Çlirimin e Kosovës.

Nuk u shfrytëzua fakti  i bërë i njohur  ndërkombëtarisht, ai i dobësimit  të Serbisë dhe i  diskreditimit të  saj si politikë dhe si shtet kriminal dhe genocidist.

Ky moment  i vitit 1999 kur dhe filloi lufta në Kosovë e gjeti Shqipërinë si shtet mjeran  në një krizë të paprecedentë pas atyre ngjarjeve katastrofike të  rënies e të rrënimit të Shtetit të Shqipërisë me ngjarjet e viteve 1997-98.

Këtë rast, Luftën e Kosovës nuk e shfrytëzuan si duhet shqiptarët, pasi UÇK –ja në të cilën ishin inkuadruar  dhe ka dëshmorë edhe shumë e shumë luftëtarë nga Lugina e  Preshevës , UÇK  do të duhej që ta kishte ndezur Luftën njëkohësisht edhe në Preshevë , pasi Lugina është një territor etniko- territorial integral  shqiptar vazhdimësie i Kosovës  që edhe ajo ishte e okupuar nga Serbia por që sot ka mbetur padrejtësisht akoma  si koloni nën Serbi. Menjëherë pas hyrjes së NATO-s në Kosovë UÇK duhej ta kishte ngritur flamurin e Çlirimit për gjatë gjithë kufirit të Kosovës me Serbinë, pra edhe në Kosovën Veriore . Këtë e kam thënë dhe shkruar që në vitin 1999.

Po kështu pata porositur që Kosova nuk duhet të vonohej  për shpalljen e Pavarësisë, pasi vonesa do të ishte për në favor të Serbisë e cila do të rikuperonte forcat politike, diplomatike dhe propagandistike kundër Kosovës dhe kundër pavarësisë së saj.

Me shumë vonesë Thaçi deklarohet për korigjim të kufijve, ku ai ka parasysh me të drejtë bashkimin e Luginës me Kosovën por jo këmbim territoresh pasi në Kosovë nuk ka territor serb por ka serb të cilët kanë zënë dhe okupuar troje shqiptare të sjellë aty nga ishkolonizatori, shteti serb.

Por edhe Bashkimi i Luginës me Kosovën  do të realizohet  jo aq lehtë  por vetëm nëse këtë e mbështesin SHBA-të , aleati i shqiptarëve pasi edhe Çlirimi e Pavarësimi i Kosovës pa rolin vendimtar të SHBA-ve nuk do të ishte mundësuar.

Nuk kuptohet se përse veprohet e kundërshtohet  nga politika, opinionistë, analistë dhe nga mediat shqiptare ideja reale dhe e drejta kombëtare e shqiptarëve të Luginës për tu bashkuar me Kosovën! A mos duhet ta lëmë Luginën që ajo ta pësojë ashtu sikurse e ka pësuar Çamëria prej mosinteresimit për të nga ana e Shqipërisë, shtetit amë?!

Këtë nuk duhet ta bëjë Kosova për Luginën e Preshevës.

Askujt mos t’i duket habi se përse politika ,opinionistët dhe mediat në Shqipëri, shumica e tyre  nuk e duan Bashkimin e Preshevës me Kosovën si dhe pse edhe jo pak politikanë kosovarë janë kundër këtij bashkimi.

Arsyeja kryesore është kjo: se politika e Tiranës në tërësi nuk e do Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por  bashkimi i shqiptarëve do të jetë i pashmnangshëm duan apo nuk duan ata shqipfolës të cilët haptazi por edhe me hipokrizi janë dhe punojnë kundër Bashkimit .

Politika e Tiranës me shumë finesë punon në mënyrë të tillë që ta provokojë, nxisë  dhe ta bëjë si veten e saj edhe politikën e Prishtinës , pra që ta infektojë edhe atë me indiferencën dhe me neglizhencën  ndaj Bashkimit Kombëtar.

Koha, patriotët dhe populli shqiptar si dhe aleatët e shqiptarëve, SHBA-të,  nuk kanë  për t’i pyetur politikën dhe politikanët shqiptarë , por vullnetin dhe të drejtën e shqiptarëve për shtetin e tyre të bashkuar.

Politika e Tiranës ne pergjithesi  me djallëzinë e saj dhe me hipokrizi nuk është e vështirë për ta lexuar e kuptuar se ajo ka punuar dhe punon me qëllim që të rritet distanca dhe largësia kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke nxjerrë vonesa, pengesa dhe bllokime e “indiferenca”si p.sh. në marrëdhëniet ekonomike, në dogana ku fakt real është  së fundi edhe vendosja e taksës së rrugës së Kombit  si një kufi e barrierë mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe jo më shumica  nga politika  e Tiranës si pozitë dhe opozitë të jetë e interesuar  dhe se dëshiron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e jo më Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

Bashkimi Kombëtar do të bëhet kundër vullnetit të kësasoji  politike ,pa i pyetur këta të tillët, do të bëhet për inat të tyre sepse atë do ta bëjnë shqiptarët  dhe aleatët e shqiptarëve .

Politika dhe politikanët e kundër bashkimit kombëtar  të Tiranës duke e ditur këtë fakt: se Bashkimi shqiptar  është i pashmangshëm bëjnë tjetrën përpjekje, bëjnë  atë që: në këtë Bashkim Kombëtar Kosova të jetë sa më e vogël me popullsi dhe me territore, pasi politika e Tiranës ka bërë edhe politikën e njerkës me shqiptarët  në trojet e tyre jashtë shtetit shqiptar që edhe ata i ka shfrytëzuar vetëm për interesa politike e pushteti.

Politika e Tiranës si gjithmonë ka akoma edhe sot vetëm interesin e vet për pushtet dhe jo atë kombëtar, dhe  politika e politikanët e Tiranës shpresojnë  se Bashkimi Kombëtar me një Kosovë sa më të vogël do t’u mundësonte atyre edhe në të ardhmen dominimin dhe sundimin  mbi  politikën dhe pushtetin edhe pas Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë .

Prandaj politikës së Tiranës nuk u dhimbset as Çamëria dhe  as Mitrovica dhe po prandaj ata nuk e duan as Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

Politika e Tiranës e shikon dhe i trajton pushtetin, politikën dhe shtetin si prona dhe çifliqe të tyre  dhe prandaj Tiranës nuk i ka interesuar kurrë Bashkimi Kombëtar pasi një Bashkim Kombëtar i shfronëson ata nga të qënurit pronar e çifligar të shtetit e të pushtetit dhe të bërit  prej tyre çfarë ata  duan me to si dhe me pronat ,pasuritë, me pushtetin dhe me drejtësinë e shtetin .

Po për interesa të tilla politike, pushteti e pasurimi, korrupsioni e hajnije ka edhe në Kosovë politikanë dhe pushtetarë  po të tillë të cilëve nuk u intereson as atyre Bashkimi Kombëtar .

Këtë politikë antikombëtare të Tiranës e konstatuan edhe ndërkombëtarët dhe sidomos SHBA, të cilët e detyruan dhe e mposhtën atë dhe politikanët e Tiranës duke i detyruar  ata  me presion që të miratojnë ligjin e VETTING-ut , ligj i cili do ta pastrojë politikën shqiptare edhe prej individëve jo vetëm të korruptuar e të kriminalizuar por edhe prej atyre antikombëtarë dhe antiamerikanë.

Dhe me këtë politikë  të tillë  për vetëm interes e pushtet personal Tirana deri diku ka infektuar edhe politikën dhe politikanët e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni.

Bashkimi kombëtar është sfidë dhe ndëshkim për politikën dhe politikanët shqiptarë  dritëshkurtër dhe pa vizion si të Shqipërisë dhe të Kosovës; Bashkimi do të realizohet si sfidë  kundër  politikës së interesit personal, korruptiv dhe kunder asaj të pa interesuar për interesin publik dhe kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …