Ministri i MPMS, Skënder Reçica ka pritur sot në një takim kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj

Ministri i MPMS, Skënder Reçica ka pritur sot në një takim kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka pritur sot në një takim kryetarin e Komunës sëKlinës, Zenun Elezaj më të cilin janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit ndër institucional. “Bashkëpunimi i mirëfilltë me nivelin qeverisës lokal nëpërmjet projekteve dhe nismave konkrete, po i shërben pozitivisht implementimit të politikave tona drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve. Pata kënaqësinë të pres në takim kryetarin e Komunës së Klinës, z.Zenun Elezaj me të cilin u dakorduam që të thellojmë edhe më tutje bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Klinës, nëpërmjet projekteve në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale në këtë komunë, për të cilat tashmë i kemi vënë hapat e parë”, ka shkruar Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …