Ali Ahmeti fton VMRO-në, për zgjedhje të parakohshme Parlamentare në tetor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, në një fjalim në Bogovinë, iu drejtua liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke e sfiduar të mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm. Ahmeti tha se e mbështet plotësisht idenë që këto zgjedhje të zhvillohen bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2025. Sipas Ahmetit, deklarata e Mickoskit për zgjedhje të parakohshme do të jetë një provë për të treguar nëse ai është i vendosur në qëndrimin e tij apo thjesht synon të frikësojë opozitën maqedonase. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përgatitjeve për zgjedhjet, duke deklaruar se BDI është e gatshme të përballet me çdo kundërshtar politik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …