Ali Ahmeti: Po i vjen fundi padrejtësisë – jemi bashkë për një qëllim të përbashkët

Një vit pas, siç e quan ai, “fillimit të nënçmimit të një populli të tërë”, Ali Ahmeti ka reaguar me një mesazh të fuqishëm përmes rrjeteve sociale, duke përçuar shpresë dhe unitet në një kohë të tensionuar politike. “Sot bëhet një vit prej kur nisi nënçmimi i një populli të tërë. Një vit përjashtimi. Diskriminimi. Poshtërimi të organizuar. Por kësaj padrejtësie po i vjen fundi,” shkroi Ali Ahmeti.  Ai theksoi se përkundër dallimeve të mëhershme politike, sot shumë prej tyre janë bashkuar me një qëllim të përbashkët – për të ndaluar normalizimin e padrejtësisë. “Jemi bërë BASHKË…! Edhe ata që kemi pasur dallime partiake, por sot kemi një qëllim të përbashkët: të mos e lejojmë kjo shkelje të bëhet normalitet i ri,” vijoi ai në postimin e tij. Duke folur për shpresën që, sipas tij, po kthehet te qytetarët, Ali Ahmeti mbylli mesazhin me një paralajmërim për ndryshim: “Shpresa po vjen. Ngadalë, por me zemër. Dhe kësaj here nuk do ndalet lehtë.”

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: PDK i ka hapur rrugë Vetëvendosjes, por VV po e bllokon Kuvendin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia …