Ali Ahmeti takon ambasadorin Denion Meidani: Fokus te proceset evropiane dhe roli i shqiptarëve në rajon

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike dhe gjeopolitike në rajon dhe më gjerë. Ahmeti bëri të ditur se në takim është biseduar për proceset evropiane, sfidat aktuale dhe përgjegjësinë institucionale ndaj faktorit shqiptar kudo që jeton. Sipas tij, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërshqiptar mbeten element kyç në periudha të ndjeshme politike. Ai theksoi se angazhimi i tij vazhdon të jetë i përqendruar në një politikë me vizion dhe qëndrueshmëri, duke vënë theksin në forcimin e bashkëpunimit mbarëkombëtar dhe rritjen e rolit politik të shqiptarëve në proceset vendimmarrëse.

Kontrolloni gjithashtu

Platforma “Liria ka Emër” mobilizohet në Istog për marshin e 17 shkurtit, shtohet presioni publik për çështjen e çlirimtarëve

Platforma “Liria ka Emër” po vazhdon mobilizimin nëpër komuna për marshin e paralajmëruar të 17 …