Ali Ahmeti: Të dashur shqiptarë, shihemi në Shkup

Të shtunën në Shkup pritet të mbahet një protestë në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Lajmin e bëri të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe organizatat e veteranëve të luftës. Organizata e Veteranëve të Luftës – UÇK bëri thirrje për pjesëmarrje masive, duke shkruar: “Të dashur shqiptarë, shihemi në Shkup”. Ali Ahmeti tha se Sheshi “Skënderbe” do të jetë zëri i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët. Megjithatë, partia tjetër shqiptare, VLEN, nuk do ta mbështesë protestën, duke theksuar se përdorimi i emrit të UÇK-së po bëhet për të mbuluar dështime politike dhe manipulime të situatave. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se nuk e mbështet marshimin, duke e konsideruar atë si përpjekje për mobilizim politik para Kongresit të partisë. Reagime të tilla u quajtën “përçarëse” nga OVL-UÇK, ndërsa Gazmend Syla theksoi se protestat nuk synojnë ndërhyrje në çështjet e brendshme të shteteve dhe se të drejtën për protestë duhet ta garantojë Maqedonia e Veriut. Protesta e 13 dhjetorit vjen pas demonstratave të ngjashme në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg. Mbetet të shihet se cilat parti në Kosovë do ta mbështesin këtë aktivitet dhe kush do të jetë folës.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Aktgjykimi për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së në vitin 2026

Gjykata speciale, në Hagë kanë konfirmuar se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …