Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës (1740 - 1822)

Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës (1740 – 1822)

Ali Pashë Tepelena, me veprimtarinë e tij luftarake, diplomatike dhe kundërshtimin me forcë që i kishte bërë Perandorisë Osmane, me pretendime për shkëputjen e trojeve shqiptare nga sundimi i Stambollit, radhitet në mesin e personaliteteve më të mëdha të kombit, krahas Skënderbeut, Gjergj Arianitit, Halil Patronës, Mehmed Ali Pashës dhe dhjetëra vezirëve me origjinë shqiptare që kishin vepruar e sunduar gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Figura e Ali Pashë Tepelenës ka qenë burim frymëzimi për romantizmin Evropian të kohës dhe ka tërhequr vëmendjen e personaliteteve më të mëdha të kohës, veçmas të Napoelon Bonapartit, i cili e kishte konsideruar kundërshtarë të denjë. Për Ali Pashë Tepelenën kanë shkruar romantiku anglez Çarls Gordon Bajron, udhëpërshkruesi frëng,  Pukëvil e të tjerë.  Pomansieri më i madh i Hungarisë, i shekullit 19-të, Jokai Mor ka shkruar romanin, “ Ditët e fundit të jeniçerëve, (Luani i Janinës). Qëndresa, heroizmi, diplomacia por në disa momente edhe vrazhdësia e këtij kanë qenë dhe mbeten objekt studimi për historianë, diplomatë, shkrimtarë, dramaturg e poetë.

Edhe kujtesa e popullit, figurën madhështore të Ali Pashë Tepelenës  e ka përjetësuar në dhjetëra këngë ndër më të përkushtuarat kudo në trojet shqiptare. Këngët për Ali Pashë Tepelenën këndohen kudo në trojet shqiptare nga toskë e gegë, myslimanë e të krishterë, arvanitas e arbëreshë. ( Ahmet  Qeriqi)

Aliu, i biri i Veliut lindi në Tepelenë, në krahinën spartane shqiptare  të  Labërisë  në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për t’u bërë sundimtar i vetëm i vendit. Ai për këtë qëllim thuhet se ka përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Gjyshi i tij Myftari ka dhënë jetë me shpatë në dorë, gjatë ekspeditës së osmanëve kundër Korfuzit në vitin  1716. Vdekja e babait të tij, Veliut, ka shkatërruar shumë familje. Aliu do të bashkonte një grup kryengritësish në rininë e tij. Ai ishte përgjegjës për bastisje të ndryshme, deri në arrestimin e tij nga Pashai i Beratit. Ai arriti megjithatë të shpëtojë dënimit nga hyrja në shërbim të tij. Ai pastaj kaloi në shërbim të një armiku të Pashës së Beratit, Pashait i Delvinës. Aliu u martua me një vajzë të këtij të fundit. Ajo i dha dy djem që u quajtën : Myftar  dhe Veli. Nuk ishte e gjatë për të intriga kundër vjehrrit të tij. Ai shpreson, pas ekzekutimit të tij, të trashëgonte pashallëkun tij.

1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë ValiutRumelisëSofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës. Në vitet 178688 u bë derbend-pashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare. Rreth 1787, i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenxhi Ali-Pasha (Marshall,- titull ushtarak) për gjithë e Thesalisë. Ai ishte i lejuar për të mbajtur nën vete katër mijë burra për të luftuar kundër banditëve të krishterë e myslimanë. Edhe pse i kishte kapur gjallë ai nuk i mbyti por ua fali jetën dhe i vuri në shërbim . Sulltani shpërblen atë në mënyrë të suksesshme dhe me emrin Ali Pasha (Pasha në turqisht) në Trikala, Thesalisë.

Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudalenë vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 17981812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin.Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t’u shkëputur prej këtij.

Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 18121819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t’u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet 18201822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje.

Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.

Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.

Kryesisht në jugun e Greqisë, por edhe në treva të tjera të banuara nga shqiptarët, në zonën e Atiko-Beotisë, Peloponezit, Thesalisë, Maqedonisë greke (lindore), Thrakës, Halqidhiqisë, ishujt e Egjeut, etj, dolën luftëtarë të shumtë që krijuan dhe drejtuan formacionet luftarake kundër pushtuesve osmanë. Ndërsa arvanitët e Italisë do të drejtonin luftëtarët e këtij vendi në përleshje të përgjakshme me trupat spanjolle, franceze, turke etj, (Venediku do t’i përdorte si mburojë ndaj katalanasve- Dhimitër Rendi), duke u bërë tmerri i ushtarakëve dhe gjeneralëve të famshëm të kohës, të njëjtën gjë do të bënin arvanitët e vendosur në tokët greke, për të qenë të lirë në vendbanimet e tyre të reja. Teodor Kollokotroni, Bubulina, Musa Qafzezi, Thimi Bllahava, Sulo Proshova, Veli Gjeka, Agim Shehu, Asllan Beu, Zylyftar Poda, Bilal Sako, Ali Farmaqi (”Gjithë bota le të thonë,  Unë s’e jap Kollokotronë”) e qindra luftëtarë të tjerë, krijuan një aleancë të qëndrueshme me vezirin e Janinës, Ali Pashë Tepelenën, me mendimtarë dhe iluminist, me frymëzuesit e revolucionit (Filiqi Eterine), duke formuar barrikadën e pathyeshme të Mesolongjit. ”Thonë doli sadrazemi ; ngrehu Shqipëri t’i vemi… ; Deli moj Janinë e shkretë ; të shikoni bilbilenjtë ; varurë të trembëdhjetë”. Shqiptarët që kishin populluar Greqinë, në mos përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë së këtij vendi, me siguri që ishin gjysma e saj. (Vikipedia)

Kontrolloni gjithashtu

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine lindi në Vithkuq të Korçës në vitin 1844. Mori pjesë në Lëvizjen e …