Ali Uka: Sot, Radio “Kosova e Lirë” po e shënon përvjetorin e saj pa prof Ahmet Qeriqin, pa themeluesin, pa gurë ndërtuesin e KALASË së LIRISË!

Ky është përvjetori i parë i Radios “Kosova e Lirë” pa ideologun kryesor të saj, pa çlirimtarin, që tërë jetën e tij ia kushtoi çlirimit të vendit tonë, pa profesorin e nderuar, model i punës edukative arsimore, në nivel kombi, pa romansierin e dëshmuar me veprat e tij të paarritshme, pa Bardin e historisë dhe të letërsisë shqipe dhe profetin e krenarisë kombëtare, Profesorin Ahmet QERIQI!

Sot, Radio “Kosova e Lirë” po e shënon përvjetorin e saj pa redaktorin e saj, pa themeluesin, pa gurë ndërtuesin e KALASË së LIRISË!

Profesori, çlirimtari, Ahmet QERIQI, tërë jetën i qëndroi besnik idealeve të Lirisë, idealeve që ai me dashuri dhe përkushtim punoi, pa frikë, në realizimin e Pavarësisë së Kosovës dhe bashkimit kombëtar!

Radio “KOSOVA E LIRË”, TV “DIELLI” ishin lansuesit e zërit të lirisë dhe mbrojtësit e luftës heroike, të ushtarëve të saj, të UÇK-së!

Profi, me këto ideale u qëndroi të gjitha furtunave dhe erërave të shumta, i qëndroi besnik rrugës së Lirisë dhe shtetndërtimit, deri në frymën e fundit të jetës!

Ahmet Qeriqi është intelektuali më i madh dhe më i devotshëm i kombit, është atdhetari që përmes veprës së Tij fitoi pavdekësinë!

Radio “Kosova e Lirë”, me fanatizëm dhe profesionalizëm, po e vazhdon rrugën me sukses duke realizuar idealet dhe parimet e Tij!

Jo vetëm gjatë këtyre përvjetorëve, por Ahmet QERIQI do të kujtohet gjithmonë me pietet! Ai ishte ideolog i madh, profesor me kulturë kombëtare, çlirimtar i Kosovës, krijues i veprave të mëdha, që gjithmonë do të qëndrojnë ndriçues të rrugës së lirisë!

Lavdia shkon vetëm tek ata që punojnë për Të!

Lavdi e përjetshme profesorit, AHMET QERIQIT!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Hoxhaj: Urime Dita e Veteranit

Të nderuar veteranë dhe veterane, invalidë dhe invalide, si dhe familjarë të dëshmorëve të UÇK-së, …