leoni

Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, pasi kjo e fundit ka përgatitur masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Në një shkrim në Twitter, të mërkurën, Kearns tha se diplomacia e BE-së ka dështuar në raport me Kosovën. Ajo ka shtuar se BE-a nuk po tregon produktivitet për deeskalimin e situatës në veri, dhe kështu po e inkurajon Beogradin për të vazhduar më tej. “Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin i cili: -Ndërhyri në zgjedhjet, rrëmbeu ilegalisht tre policë të Kosovës, financon militantët. Megjithatë nuk ka pasoja. Kjo është e rrezikshme”, ka shkruar Kearns

Kontrolloni gjithashtu

Bajrami sfidon Kurtin për debat: “Hajde Albin, merri gjenitë që të rrethojnë dhe përballemu në studio”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hymete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit …