Jens

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bënë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo përshkallëzim

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo gjë që mund t’i përshkallëzojë më tej tensionet mes tyre. Stoltenberg kërkoi nga dy vendet që t’i kthehen “menjëherë” dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dialogu, tha ai, është e vetmja rrugë përpara. Sipas një njoftimi në ueb-faqen zyrtare të NATO-s, Stoltenberg i bëri komentet në një takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, të mërkurën në Bruksel. Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumë serbe – është tensionuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje janë vendosur në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Tensionet kanë kulmuar edhe në përleshje të dhunshme midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

 

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …