Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu në llogarin e tij në facebook ka uruar gjithë qytetarët me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës por ka thënë se Festa e Pavarësisë, nuk është e plotë pa etërit e lirisë dhe pavarësisë, pasi krerët e lavdiplotes, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk janë me ne për të festuar.
Postimi i tij i plotë
Me homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së e Akademi Solemne nderuam sakrificën sublime të dëshmorëve, heronjve e martirëve për lirinë e Kosovës.
Kosova u lind me gjak dëshmorësh e martirësh. Kosova shtatin rriti dhe e lau me gjakun e bijave e bijve të saj.
Liria e Kosovës ka një emër, ka një emblemë krenare, ka historinë lavdiplote – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kosovës i vuri kurorën e lavdisë e krenarisë, lirisë e pavarësisë, triumfit e fitores – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
