Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi pas përfundimit të protestës së sotme “JO NE EMRIN TIM” ka shkruar në Facebook se sot më 1 tetor, Prishtina sërish jehoi me një zë: JO NË EMRIN TIM!
“1 tetori i vitit 1997 ishte dita kur studentët e Kosovës dolën në rrugë dhe i treguan pushtuesit se populli shqiptar nuk nënshtrohet.
Sot, më 1 tetor, Prishtina sërish jehoi me një zë: JO NË EMRIN TIM!
Për ata që dolën atëherë, për ata që luftuan dje dhe për Kosovën që e mbajmë sot, me kokën lart e me zemrën plot, bashkë për drejtësi, bashkë për LIRI PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
