MALISHEVA E VESHUR ME ROZË!

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, u bë hapja zyrtare e fushatës sensibilizuese “Malisheva e Veshur me Rozë”, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Amrush Helshani, zyrtarja për Barazi Gjinore Vera Bytyqi, profesionistë shëndetësorë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Drejtori Amrush Helshani bëri të ditur se, me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë muajit tetor do të ofrohen pa pagesë shërbimet e mamografisë dhe ultrazërit, si mbështetje konkrete për kujdesin dhe parandalimin e sëmundjeve të gjirit.

Zyrtarja për Barazi Gjinore Vera Bytyqi, falënderoi QKMF-në dhe Drejtorinë e Shëndetësisë për bashkëpunimin e vazhdueshëm në aktivitetet sensibilizuese. Ajo tha se përmes kësaj fushate synohet që mesazhi për kujdesin dhe parandalimin e kancerit të gjirit të arrijë te çdo grua dhe çdo familje në Komunën e Malishevës.

Ndërkaq, doktoresha e Radiologjisë Ganimete Bytyqi, theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Informimi, sensibilizimi dhe kontrolli i rregullt shpëtojnë jetë!

Kontrollohu sot – kujdesu për shëndetin tënd.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderoj me mirënjohje Ilaz Ismajlin dhe Emrush Tafën

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim z. Ilaz Ismajli dhe …