Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka bërë homazhe sot pranë varrit të dëshmorit të atdheut Sali Berisha. Ai ka thënë se gjaku i dëshmorëve të kombit është themeli i Pavarësisë së Kosovës dhe udhërrëfyes për shtet-ndërtim.
“Gjaku i Dëshmorëve të Kombit është themeli i Pavarësisë së Kosovës dhe vepra e tyre udhërrëfyes për gjeneratën e shtet ndërtimit. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Sali Berisha! Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri”, ka shkruar Aliu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
