Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi: Babai nuk e ka votuar Gjykaten Speciale – VV-ja po bën propagandë me video

Deputeti, Altin Krasniqi, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se babai i tij nuk ka votuar për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai ka shkruar më tutje se partia Vetëvendosje po bën propagandë të madhe me anë të videove. “Propaganda më e madhe e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje është një video e vitit 2013, kur po votohej një marrëveshje krejt tjetër dhe jo Gjykata Speciale. Babai im, Jakup Krasniqi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në vitin 2015, kohë kur ai nuk ka pasur asnjë funksion institucional. Sot nuk ka rëndësi pse u votua Gjykata Speciale dhe nuk duhet të politizohet kjo temë; ajo që kërkohet sot është që të mos deformohet e vërteta dhe që Gjykata Speciale të i përmbahet ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konventave për të drejtat e njeriut.Pavarësisht bindjeve politike, unë gjithmonë do të kërkoj drejtësi, sepse e di që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se UÇK-ja nuk i ka ikur kurrë drejtësisë, por gjithmonë i ka luftuar padrejtësitë”, ka shkruar deputeti, Altin Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Zafir Berisha

Zafir Berisha: VV nuk e njeh shtetin e Kosovës, s’duhet të habitemi me sulmet ndaj Kushtetueses

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar pas kritikave të Vetëvendosjes ndaj aktgjykimit …