Altin Krasniqi kundër akuzave të Haxhiut: ‘Deputetët shqiptarë s’barazohen me Listën Serbe’”

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj postimit të ish-ministres Albulena Haxhiu, e cila publikoi një fotografi të votimit në Kuvend duke barazuar deputetët e PDK-së me ata të Listës Serbe. Krasniqi tha se ky veprim kishte për qëllim “njollosjen e të gjithëve”, pa marrë parasysh sakrificat personale e familjare të shumë deputetëve. Ai kujtoi se pranë tij në sallë qëndron deputeti Fadil Demaku, të cilit gjatë luftës i janë vrarë vëllai e motra; po ashtu, deputeti Përparim Gruda, i cili ka humbur babanë nga forcat serbe. Ai përmendi edhe deputeten Sala Jashari, mbesën e Familjes Jashari, si dhe pjesëtarë të tjerë të PDK-së që kanë qenë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. “Ndër ta jam edhe unë, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i përndjekur gjithë jetën nga regjimi fashist i Serbisë dhe që tash e pesë vite qëndron ballëlartë në bankën e të akuzuarve, përballë akuzave të fabrikuara nga Serbia”, shkroi ai. Krasniqi theksoi se askush nuk është i detyruar ta shpëtojë Vetëvendosjen nga “dështimet politike e personale”, por deklaroi se veprimet e saj publike dhe akuzat e papërgjegjshme janë “shumëfish më të koordinuara me politikat fashiste të Serbisë sesa çfarëdo vote kundër kësaj qeverie”.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i formimit të Qeverisë po fundos reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”

Përpjekja e dytë e dështuar për formimin e Qeverisë së re ka nxitur reagime të …