Altin Krasniqi: Me kokën lart, presim epilogun me besim në të vërtetën

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, e ka vizituar të premten babanë e tij në Hagë.

Kjo vizitë e tij vjen në një kohë kur kanë mbetur edhe pak javë deri te aktgjykimi për katërshen e UÇK-së.

“Sot isha për vizitë në Hagë. Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar. Pavarësisht gati gjashtë vjetëve të padrejtësisë, një gjë ka mbetur e pandryshuar: krenaria për luftën çlirimtare, për idealin e lirisë dhe për ata që nuk u përkulën as atëherë e as sot. Me besim të palëkundur në të vërtetën dhe me kokën lart, presim epilogun e këtij procesi”, ka shkruar ai në “Facebook”.

 

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe të çmimeve

Inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 6 për qind gjatë muajit qershor 2026, ndërsa …